11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

BE përfshin Ballkanin në zbutjen e pasojave të luftës në Ukrainë

Kreu i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, u premtoi liderëve të Ballkanit Perëndimor në një takim në Nju Jork, se BE-ja do të ndihmojë për të rritur sigurinë energjetike dhe për të adresuar kërcënimet hibride

Takimi i gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor me kreun e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell u zhvillua në Nju Jork, ku po mbahet sesioni i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kishte në fokus ndikimin që ka në rajon pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës.

Borrell: BE ndihmë  Ballkanit për energjinë e kërcënimet hibride 

Josep Borrell u premtoi shteteve të Ballkanit Perëndimor se Bashkimi Evropian,  do t’i ndihmojë ata për të rritur sigurinë energjetike dhe për të adresuar “kërcënimet hibride, përfshirë edhe ato kibernetike”. Në njoftimin e lëshuar nga zyra e Borrell thuhet se Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan se si do të mund të adresojnë së bashku pasojat dëmtuese të luftës së Ukrainës mbi çmimet e ushqimit dhe energjisë, stabilitetit dhe sigurisë në Evropë dhe botë”. “Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor do të qëndrojnë së bashku në përballje me sfidat që sjell lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës në nivel botëror. BE-ja e përfshin Ballkanin Perëndimor në nismat e saj për të zbutur ndikimet e luftës”.

Në takimin me Borrell merrte pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pas takimit shkroi, se “në raport me agresionin e Rusisë në Ukrainë, Kosova i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe se askush në rajon nuk duhet t`i shërbej si satelit asaj për destabilizim të rajonit”. Serbia është vendi i rajonit që refuzon t’i vendosë sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, megjithë thirrjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian.

opennews.al

Osmani ngre çështjen e liberalizimit të vizave

Në takimin me Borrell në Nju Jork, presidentja Osmani ngriti edhe njëherë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku vendi akoma nuk gëzon të drejtën e lirë të lëvizjes në zonën Shengen. “Prej katër vjetësh, institucionet e Bashkimit Evropian, kanë konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”. Në takim “presidentja Osmani ka kërkuar përmbylljen urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe ka potencuar përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet, për rrugën e saj euroatlantike”, thuhet në njoftimin e presidencës së Kosovës. Në takimin e organizuar nga Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, presidentja Osmani, gjithashtu ka kërkuar “mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër”.

Në takimin me Borrell merrte pjesë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili nga Nju Yorku, shkroi në profilin e tij në Instagram, se “ka një lajm të mirë për tërheqjen e një njohjeje për Kosovën”. “Pavarësisht se Serbia po kalon nëpër një periudhë të vështirë, ka një lajm të mirë për qytetarët e Serbisë. Kam marr një tjetër njoftim për tërheqje të njohjes për Kosovën, kështu që ne po forcojmë pozicionin tonë dhe në këtë kuptim do të vazhdojmë të luftojmë dhe do t’i referohemi të drejtës publike ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara”, shkroi Vuçiq në Instagram.

opennews.al

Progresi në dialog dhe ulja e tensioneve pas zhvillimeve  që ndodhën nën fund të korrikut në veri të Kosovës mbeten kërkesa të BE. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, që ishte i pranishëm në takimin e fundit në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit Vuçiq e kërkoi këtë nga të dyja vendet. Nga data 31 tetor, serbët e Kosovës që kanë makinat me targa të qyteteve të Serbisë, nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë. Sipas krerëve të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, situata aktualisht  në veri është e qetë, mirëpo e brishtë. Andaj KFOR-i nuk përjashton mundësinë e tensioneve të reja, kur të skadojë afati i regjistrimit të makinave më 31 tetor që qeveria e Kosovës e ka përcaktuar dhe që po kundërshtohet nga Serbia. “Ne jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar, nëse kemi rritje të tensioneve, mirëpo edhe mund të rrisim numrin e forcave rezervë dhe këtë vendim mund ta marrim brenda një kohe të shkurtër”, ka thënë zëvendëskomandanti i KFOR-it, Luca Piperni, gjatë një takimi me gazetarët në Prishtinë. /DW

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Inteligjenca artificiale në luftë: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli përdorin AI për operacione kundër...

0
Inteligjenca artificiale po përdoret në një shkallë të paparë në operacionet ushtarake të Shtetet e Bashkuara dhe Izrael kundër Iran, duke shënuar një fazë...

BE shtyn rregullat e reja për inteligjencën artificiale deri në vitin 2027

0
Vendet anëtare të Bashkimi Evropian po planifikojnë të zbatojnë rregulla më të rrepta për ofruesit e inteligjencës artificiale shumë më vonë nga sa ishte...

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...