27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Çfarë është paraliza e gjumit dhe cilët njerëz janë më të rrezikuar ta përjetojnë

Paraliza e gjumit ka të bëjë me bllokimin fizik ndërkohë që njeriu është plotësisht i ndërgjegjshëm. Ajo ndodh kur njeriu endet mes fazës së gjumit dhe zgjimit. Gjatë këtij tranzicioni, njeriu nuk lëviz dot dhe nuk flet dot për disa sekonda deri në disa minuta. Disa njerëz thonë se gjatë kësaj faze, ata ndiejnë sikur po mbyten.

Paraliza e gjumit zakonisht shoqërohet me çrregullime të tjera të gjumit, ose siç njihet ndryshe narkolepsia. Paraliza e gjumit ndodh në dy raste: kur njeriu është gati të flejë ose kur është gati në të zgjuar. Në  rastin e parë, njeriu ndien nevojën e thellë për të fjetur gjumë por e ka të vështirë të flejë. Paraliza në këtë rast pengon njeriun të lëvizë ose të flasë.

Ka raste kur njeriu zgjohet pak përpara mbarimit të fazës REM të gjumit, ose siç njihet ndryshe gjumi i thellë.

Kur njeriu është në fazën REM, trupi është në një gjendje të palëvizshme dhe tepër të qetë, ndaj zgjimi i papritur mund të ngjajë me paralizën.

Njerëzit më të prekur nga paraliza e gjumit

Ky problem zakonisht shfaqet në adoleshencë. Megjithatë, ka raste kur burra dhe gra të moshave të ndryshme e përjetojnë paralizën e gjumit një apo disa herë gjatë jetës.

Faktorët që nxisin paralizën e gjumit janë:

Mungesa e gjumit

Ndryshimet në rutinën e gjumit,

Çrregullimet e shëndetit mendor

E fjetura në pozicionin shtrirë në kurriz.

Ngërçet e këmbës

Përdorimi i medikamenteve të caktuara për shëndetin mendor

Përdorimi i substancave narkotike.

Ekspertët thonë se nëse përjetoni paralizën e gjumit, duhet të shkoni për një konsultë tek mjeku. në rastet kur keni edhe shqetësimet e mëposhtme: akth, plogështi gjatë ditës dhe vështirësi për të fjetur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...