34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Berat Gjimshiti në radar: Milani kërkon eksperiencë për mbrojtjen

Milano – Igli Tare po ndërton një Milan të ri, të mbushur me talente të rinj, por duket se drejtuesi sportiv kuqezi kërkon të shtojë edhe një element me eksperiencë në prapavijë. Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, është një prej emrave që ka piketuar Tare për të sjellë stabilitet dhe profesionalizëm në Serinë A.

Pavarësisht afrimeve të fundit në mbrojtje, mediat pranë klubit raportojnë se Gjimshiti mbetet në listën e dëshirave të Milanit, falë njohjes së mirë të stilit të klubit dhe përvojës së tij në Serinë A, që mund të ndihmojë të rinjtë në skuadër.

Sidoqoftë, formula e transferimit mund të jetë komplekse. Tare synon ta përfshijë mbrojtësin në negociatat për Junus Musah, i cili po lëviz drejt Atalantës. Amerikani nuk është titullar i Alegrit, dhe Milani kërkon të përfitojë maksimalisht nga kjo situatë.

Atalanta ka ofruar 25 milionë euro për Musah, ndërsa Milani kërkon 30 milionë euro, duke parë se e bleu lojtarin dy vite më parë për pak më shumë se 21 milionë. Tare shpreson të përfshijë në paketë edhe kartonin e Gjimshitit, duke e konsideruar si një shtesë me eksperiencë që mund të forcojë prapavijën e kuqezinjve në këtë fazë rinovimi.

Gjithçka duket se po formësohet me kujdes, ndërsa Milani synon të ndërtojë një ekip që kombinon të rinjtë ambiciozë me veteranët e përgatitur, në kërkim të një sezoni konkurrues në Serie A.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...