16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Berisha: Aksioni në Theth është hakmarrje politike – “Shpërthim urrejtjeje në kulmin e sezonit turistik”

Në një deklaratë të ashpër për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar ndërhyrjen e qeverisë në Theth si një akt hakmarrjeje të pastër politike ndaj banorëve të zonës dhe si përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga farsa elektorale.

Duke iu referuar operacionit për prishjen e disa strukturave të përkohshme në zonën turistike, Berisha tha se nuk bëhet fjalë për zbatim të ligjit, por për ndëshkim të qëllimshëm, në një moment kritik për turizmin dhe ekonominë vendase.

“Një terror dhe krim i shëmtuar po ushtrohet mbi banorët e Thethit. Në kulmin e sezonit, Edi Rama ka dërguar forcat e shtetit për t’u hakmarrë ndaj këtij komuniteti, duke larguar edhe ata turistë që janë burimi i vetëm i të ardhurave për ta,” – deklaroi Berisha.

Ai e cilësoi veprimin e qeverisë si një shpërthim urrejtjeje personale të kryeministrit, duke e akuzuar këtë të fundit për “përrua psikik” që gjeneron vetëm negativitet dhe armiqësi.

“Asnjë pëllëmbë tokë në Theth nuk është tokë e zaptuar, por tokë e trashëguar brez pas brezi. Edhe nëse janë vendosur kabina pa miratim, nuk janë ndërtime me themel, por struktura që deklarohen. Këto nuk përbëjnë vepra penale,” shtoi ai.

Berisha theksoi se çdo ndërhyrje e shtetit duhet të bëhet në përputhje me procedurat dhe në kohën e duhur, jo në mes të sezonit turistik, kur janë prenotuar vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

“Turistë nga Australia, Gjermania, Izraeli, Franca e Italia kanë prenotuar pushimet në Theth dhe shteti u dërgon banda me uniforma për t’ua prishur kabinat. Kjo është çmenduri!”

Në fund, Berisha e quajti veprimin e qeverisë “shpirt kërmë” dhe një sulm ndaj të gjithë atyre që përpiqen të jetojnë me dinjitet në zonat e thella malore.

Ndërkohë, qeveria ka deklaruar se aksioni në Theth është pjesë e operacionit për lirimin e hapësirave publike dhe ndalimin e ndërtimeve të paligjshme, një fushatë që është shtrirë edhe në qytete si Vlorë, Durrës e Fier.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...