30 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Berisha: Aksioni në Theth është hakmarrje politike – “Shpërthim urrejtjeje në kulmin e sezonit turistik”

Në një deklaratë të ashpër për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar ndërhyrjen e qeverisë në Theth si një akt hakmarrjeje të pastër politike ndaj banorëve të zonës dhe si përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga farsa elektorale.

Duke iu referuar operacionit për prishjen e disa strukturave të përkohshme në zonën turistike, Berisha tha se nuk bëhet fjalë për zbatim të ligjit, por për ndëshkim të qëllimshëm, në një moment kritik për turizmin dhe ekonominë vendase.

“Një terror dhe krim i shëmtuar po ushtrohet mbi banorët e Thethit. Në kulmin e sezonit, Edi Rama ka dërguar forcat e shtetit për t’u hakmarrë ndaj këtij komuniteti, duke larguar edhe ata turistë që janë burimi i vetëm i të ardhurave për ta,” – deklaroi Berisha.

Ai e cilësoi veprimin e qeverisë si një shpërthim urrejtjeje personale të kryeministrit, duke e akuzuar këtë të fundit për “përrua psikik” që gjeneron vetëm negativitet dhe armiqësi.

“Asnjë pëllëmbë tokë në Theth nuk është tokë e zaptuar, por tokë e trashëguar brez pas brezi. Edhe nëse janë vendosur kabina pa miratim, nuk janë ndërtime me themel, por struktura që deklarohen. Këto nuk përbëjnë vepra penale,” shtoi ai.

Berisha theksoi se çdo ndërhyrje e shtetit duhet të bëhet në përputhje me procedurat dhe në kohën e duhur, jo në mes të sezonit turistik, kur janë prenotuar vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

“Turistë nga Australia, Gjermania, Izraeli, Franca e Italia kanë prenotuar pushimet në Theth dhe shteti u dërgon banda me uniforma për t’ua prishur kabinat. Kjo është çmenduri!”

Në fund, Berisha e quajti veprimin e qeverisë “shpirt kërmë” dhe një sulm ndaj të gjithë atyre që përpiqen të jetojnë me dinjitet në zonat e thella malore.

Ndërkohë, qeveria ka deklaruar se aksioni në Theth është pjesë e operacionit për lirimin e hapësirave publike dhe ndalimin e ndërtimeve të paligjshme, një fushatë që është shtrirë edhe në qytete si Vlorë, Durrës e Fier.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do rikandidosh sërish Flamur Nokën?”, përplasje mes Ilirjana Kuçanajt dhe Berishës në mbledhjen e...

0
Një debat është regjistruar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, menjëherë pasi kryetari i PD-së, Sali Berisha, përfundoi leximin e listës së...

“Të rinjtë na kanë hequr frikën”, protestuesi shpërthen ndaj Ramës: “Na quan korba e...

0
Rezistenca popullore ka hyrë në ditën e saj të 46-të, ndërsa qytetarët e mbledhur në shesh shprehen të vendosur për të vijuar protestën, duke...

“PD duhet të luftojë ‘Mulizimin’”, Ilirjana Kuçanaj flet pas debatit me Berishën: Kush do...

0
Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçanaj, ka reaguar pas debatit të zhvilluar përpara kamerave me kryetarin e...

Abuzim me fondet? Ndalohen drejtoresha e Postës së Durrësit, shefja e financës dhe arkëtarja

0
Tre punonjëse të filialit të Postës Shqiptare në Durrës janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë, pas një kallëzimi penal të bërë nga Posta Shqiptare...

Horoskopi ditor, e Enjte , 16 Korrik 2026

0
♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të ecur përpara. Një iniciativë e re në punë ose në jetën personale mund të...