7.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se në këto 9 vite vetëm ka grabitur qytetarët shqiptarë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të degëve 1,3 dhe 4 të Tiranës.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se në këto 9 vite vetëm ka grabitur qytetarët shqiptarë. Ndërkohë shtoi se Rama sot tallej me kryeministrin e Malit të Zi tek i thoshte se urën do e ndërtoni ju se keni rritur rrogat. Abazoviç para dy javësh në Tiranë deklaroi se 4 vite ndjenja por rrita rrogat me 200 euro. E tha me krenari dhe ka arsye të krenohet.

Berisha: Ky krim-ministër i urren shqiptarët. Shqiptarët me rrogat më të ulëta në rajon

Është shumë e rëndësishme që ne jo vetëm vetë, por me çdo bashkëbisedues të bindim ç’po ndodh me ne, pse ky krim-ministër, pse për këtë krim-ministër qytetarët nuk ekzistojnë, pse ky i urren shqiptarët, çfarë e shtyn këtë.

Edhe sot tallej me kryeministrin e Malit të Zi tek i thoshte se urën do e ndërtoni ju se keni rritur rrogat. Abazoviç para dy javësh në Tiranë deklaroi se 4 vite ndjenja por rrita rrogat me 200 euro. E tha me krenari dhe ka arsye të krenohet. Dhe sot nga Shkodër, veriu, por edhe nga Tirana shkojnë e punojnë në ndërtim në Mal të Zi, kërkojnë ndonjë punë në Mal të Zi, sepse rrogat janë dyfishi i rrogave në Shqipëri.
Një përçmim se nëse ti tjetrin nuk ke mirënjohje ndaj asaj që bën ai, ndaj djersën që derdh ai për të mbajtur familjen e tij dhe e le me një rrogë që nuk e mbyll dot muajin ti sigurisht nuk ke asnjë ndjenjë për këta njerëz. Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogat më të larta në rajon, përfshirë këtu dy vende anëtare të BE-së, Bullgarinë dhe Rumaninë. Sot ku jemi, sot i kemi 40 % më të ulëta se në Kosovë. Dhe në disa sektorë, edhe dy herë më të ulëta.

Buxheti i Kosovës është dy herë më i vogël se i Shqipërisë, por kryeministri dhe qeveria e Kosovës e ndjenjë se kanë detyrime ndaj qytetarëve, se ato të ardhura janë të qytetarëve dhe nuk janë të një grushti qeveritarësh hajdutë që i përdor ato si personale.
Ndaj dhe ai rrit rroga, indekson rrogat. Ju garantoj unë ju se nëse do të ishte ndjekur politika e mëparshme e rrogave dhe në të cilën ne, në dy mandate mbi dyfishuam rrogat, mbi dyfishuam pensionet e ulëta, dyfishuam pensionet e tjera, sot Shqipëria nuk do të ishte kurrë kjo që është, shqiptarët do të ishin brenda këtij vendi sepse do të kishin rroga minimumi 2-3 herë më të larta.

A ka mundësi Shqipëria të paguajë qytetarët e saj të paguajë me një rrogë 2-3 herë më të lartë. Në mënyrë absolute ka, ua them unë kam qenë kryeministër. Mos harroni një gjë. U dyfishuan rrogat e arsimit, shëndetësisë, pensionet në një kohë kur po me ato para që mblidheshin u ndërtuan 11 mijë km rrugë, po me ato para që mblidheshin u ndërtuan mbi 1300 shkolla, kopshte e objekte arsimore, u ndërtuan mbi 700 ujësjellësa, kanalizime. Po me ato para, Shqipëria që kishte një internet 4.9 % arriti në 69%.
Dhe borxhi, sepse shteti është njëlloj me familjen, bëhet buxheti, përcakton se çfarë do të bëjë, llogarit të ardhurat dhe ato që nuk i bën, do të marrë borxh për ti realizuar. Borxhi u rrit nga 58 në 62.6 %. Borxhi i tij u rrit nga 62.6 në 107 %. Imagjinoni pak çfarë ka ndërtuar ky në 10 vite në Shqipëri? Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...