26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Berisha akuzon Ramën dhe ministrin Hasani për kërcënim ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë: “Presione të jashtëzakonshme për të deformuar procesin”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë të ashpër gjatë një konference për shtyp, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, për kërcënime të drejtpërdrejta ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve. Berisha deklaroi se kjo është një ngjarje pa precedent në vendet demokratike dhe përbën, sipas tij, një akt të rëndë presioni politik për të ndikuar në procesin zgjedhor.

“Ai po bën presione të jashtëzakonshme. Janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë, nuk di të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër. Janë kërcënuar egërsisht, vetë Rama dhe ministri i tij Ilgi Hasani”, – deklaroi Berisha para gazetarëve.

Në vijim të deklaratës së tij, Berisha u shpreh me tone të ashpra ndaj figurës së ministrit Hasani, duke hedhur dyshime mbi përkatësinë e tij kombëtare:

Që këtu në Shqipëri thotë jam shqiptar, ndërsa në Greqi thotë jam grek. E morët vesh ju, çfarë është ai? As grek, as shqiptar. Këta që janë si puna e këtij dhe Vangjelit, nuk janë për asnjërin komb.

Berisha nuk solli detaje konkrete mbi natyrën e kërcënimeve apo reagimin e misionit ndërkombëtar të vëzhgimit të zgjedhjeve, por paralajmëroi se “këto presione nuk do të kalojnë pa pasoja”.

Derimë tani, nuk ka pasur reagim zyrtar nga qeveria shqiptare, Kryeministri Rama apo ministri Hasani, lidhur me këto akuza të rënda. Deklarata e Berishës vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa vendi është në pritje të raporteve paraprake të misioneve ndërkombëtare mbi procesin zgjedhor të fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...