19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Berisha denoncon sërish qeverinë për Portin e Durrësit: “Në këtë aferë multi milardëshe, kemi të bëjmë me një bashkëpunim të gangsterëve politikë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar sërish lidhjet e paligjshme të qeverisë për portin e Durrësit.

Ai u shpreh se nuk do të njohë asnjë vendim, madje shtoi se kryeministri Edi Rama do të mbajë përgjegësi penale në lidhje me këtëaferë.

“Jam sot sërish me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies më të rrezikshme Edi Rama, Vuçiçi pas tij, vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesorë të dy kompanive në Beograd, dhe sërish kjo kompani arabe ka tentakulat e saj dhe ka marrë ndërtimin e smart City në Minsk. Ku kompania e Miskit ka për president ndihmësin kryesor të Lukashenkos.

Jo vetëm që Rama po ndërton Dubain e tij e familjes së tij në portin e Durrësit, por po e ndërton me grupe të rrezikshme anti – shqiptare si biznesmenët e Bjellorusisë e Beogradit. E vërteta është se në këtë aferë multi milardëshe, kemi të bëjmë me një bashkëpunim të gangsterëve politikë të rajonit me ato të Putinit me Bjellorusi. PD denoncon edhe një herë këtë projekt të Ramës, u bën thirrje durrsakëve të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për të blerë apartamente nga kjo kompani fantazmë, dhe garanton se nuk do të njohë asnjë vendim por do të bëjë përgjegjës penal Ramën për dëmin e tmerrshëm që i ka bërë Ramës me mbylljen e portit kryesor të tij de facto. Të njëjtin fat ka pasur porti i Vlorës. Ai do me cdo kusht të dominojë me interesat familjare mbi atë të shqiptarëve dhe të vendint e kombit”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...