16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

PD: Sulm ndaj medias së lirë e të pavarur nga dhuna shtetërore e pushtetit

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me shembjet e paligjshme të IKMT në “Prestige Resort”. Në një dalje për mediat deputetja Albana Vokshi, shprehet se PD dënon me ashpërsi sulmin ndaj medias së lirë e të pavarur nga dhuna shtetërore e pushtetit privat të Edi Ramës.

Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi

Mësymja me fadroma dhe rruspa në një rezort turistik me 5 yje, në pronësi të një grupi të rëndësishëm mediatik, Hysenbelliu Group, nuk është asgjë më pak se hakmarrje politike.

I vënë në shënjestrën e Neës 24, Balkan Ëeb dhe Panorama për korrupsionin dhe skandalet e adminstratës së tij, Edi Rama ka bërë sot atë që bën më mirë: Terroristin me fadromë.

Edhe pse sezoni turistik është ende në vijim, në shkelje të çdo procedure ligjore, Rama ka dërguar IKMT e tij, të stërvitur në prishjen e shtëpive të qytetarëve dhe pronave të kundërshtarëve politikë, për të dhënë mesazhin e frikës.

Qindra turistë të huaj e vendas, punonjës të kompanisë, janë tronditur nga ndërhyrja e dhunshme e fadromave në orët e para të mëngjesit.

Mesazhi i Ramës është i qartë: Kritikët duhet të heshtin.

Ata që nuk binden duhen çuar për riedukim.

Ato koka që nuk hanë njëra-tjetrën në përplasje për territore kriminale në rrugët e Shqipërisë, i ha qeveria e tij. Në mos me të butë, me kërcënime e shantazhe.

Në mos me para, me tentakulat e forcës të pushtetit personal të Edi Ramës, që paraqiten si shtet ligjor.

U bëjmë thirrje të gjithë institucioneve ende të interesuara për mbajtjen e Shqipërisë në anën e vendeve të lira të reagojnë, të ngrenë zërin.

Media e lirë në Shqipëri është në rrezik, fjala e lirë e lirë është në rrezik!

Ndërkohë që Edi Rama bën si kampion i hapjes nga Beogradi, ai urdhëron shkatërrimin e një biznesi që është në punë të vet.

E jo të çfarëdo biznesi, por të “Prestige Resort”, ku ai me ministrat e tij shpenzonin kohë me të ngrëna e të pira, në krah të pronarit.

Është i njëjti “Prestige Resort” që ngrihej në qiell kur rriste prestigjin e kryeministrit në sytë e ndërkombëtarëve, duke strehuar qindra afganë që u iknin talebanëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...