7.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Berisha: “Jam takuar me Metën, kemi rënë dakord për një aksion opozitar”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar sot takimin me kreun e PL-së, Ilir Meta për aksionin opozitar, teksa tha se kryeministri Rama po bën gjysmë grushti shteti me zëvendësimet në Polici dhe SHISH.

A ka një datë kur do jetë protesta e ardhshme? Jeni takuar me Metën?

Jam takuar me zotin Meta, nuk kemi fiksuar një datë fikse, por  kemi rënë dakord për një aksion opozitar me këtë regjim i cili po shtrëngon çdo ditë e më shumë monizmin e tij në vend, vjedhjen, plaçkitjen e qytetarëve shqiptarë dhe sundimin e krimit. Zhvillimet e dy ditëve të fundit kanë qenë, zhvillime që në një farë mënyre, në një shtet normal të kujtojnë grushte shteti të pjesshme. Ti je kryeminstër, por nuk mund ta heqësh drejtorin e Policisë së Shtetit pa motiv, e heq atë vetëm për një qëllim të mbrapshtë. Ti nuk mund të zëvendësosh drejtorin e SHISH pa shkarkuar Drejtorin që e ka çuar në SHBA. Ti je kryeministër, por ti nuk mund ti shkarkosh sepse janë institucionet më sensitive. Nuk mund të shkarkosh drejtorin e agjencisë kundër larjes së parave, pa dhënë motivin. Në mungesë të shkaqeve çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të besoj se kanë qenë arsye personale. Klani Rama është tashmë i përfolur në të gjitha këto afera. Tani i mori edhe bastet, është përfolur në djegësa dhe call center. Dy persona kanë qenë të njohur në fushën e basteve, Ervis Martini si njeriu më kryesor i kësaj industrie. Fill pas zhdukjes, eleminimit apo largimit të tij, bastet u rikthyen për ti marrë kush? Olsi Rama. Ai ka qenë njeriu në hije i basteve. Të gjitha këto që ndodhin nuk janë pa lidhje njera me tjetrën. Lëvizjet e fundit që ka bërë janë një grusht shteti i pjesshëm. Policia, SHISH dhe institucioni i luftës kundër parave janë shumë të rëndësishme. Sot mbreti i basteve është Olsi Rama, tani është i legalizuar. Jam penduar që bastet ishin gjatë qeverisjes sime, por nuk do lejohen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...