7.5 C
Tiranë
Monday, February 9, 2026
spot_img

Berisha mbyll fushatën e “Shtëpisë së Lirisë” në Shkodër: Mos u mashtroni nga hijet e këtyre të dyve dhe ata që blejnë vota

Ish kryeministri, Sali Berisha mbyll fushatën e “Shtëpisë së Lirisë” në Shkodër, ashtu si kryeministri Edi Rama dhe kreydemorkati Lulzim Basha më herët.

Berisha kërkoi që shkodranët të votonin për Bardh Spahinë në zgjedhjet e pjesshme lokale që do mbahen të dielën. Ai tha se Basha dhe Rama kishin ardhur së bashku në Shkodër për të kërkuar votën për zgjedhjet e të dielës dhe u kërkoi shkodranëve që të mos mashtroheshin nga hijet e kryeministrit dhe të kryedemokratit.

Berisha: Në Ballkan, Europë dhe askërkund tjetër një të dytë si Shkodra nuk gjen. Ndaj beteja e Edi Ramës me Shkodrën është e humbur. Ai e ka humbur këtë betejë për shkak të mashtrimeve të mëdha, me përpjekjet e tij për të reabilituar ish-xhelatët e komunizmit. Ai e ka humbur këtë betejë për shkak të problemeve të tij psiqike. Me 6 mars Shkodra do ti japë përgjigjen më vendimtare për përpjekjet e tij. Më 6 mars votohet për një pranverë shprese të madhe, votohet për të dëshmuar mbështetjen e madhe ndaj opozitës së vërtetë dhe pluralizmit në Shqipëri.

Sot në të njëjtën orë pengmarrësi kishte marrë me vete edhe Lul Bravën apo Lul Kimikun. Kishin ardhur bashkë në mbështetjen e njëri-tjetrit, por të jeni të sigurtë se Shkodra do të firmosë dështimin e tyre.

Do të realizojë një seri projektesh me mbështetjen e miqve që shtrihen në të gjitha skajet e Bashkisë. Me datën 6 mars shkoni masivisht në votime, votoni për pranverën e shpresës, jepini një shtytje të fuqishme revolucionit demokratik paqësor, i cili do të rikthejë pluralizmin e vërtetë.
Në këto dy ditë takoni çdo njeri, thojini të votojnë për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë, mos u mashtroni nga hijet e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, mos u mashtroni nga ata që ju blejnë votat, por votoni për shpresën dhe dinjitetin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 8 Shkurt 2026

0
Dashi Ditë që kërkon durim dhe vetëkontroll. Mos nxitoni vendime impulsive. Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokusohuni te çështjet praktike dhe financiare. Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një bisedë e hapur...

Parashikimi I motit, e Diel, 8 Shkurt 2026

0
Më 8 shkurt 2026, moti në Shqipëri pritet të jetë dimëror dhe i paqëndrueshëm. Vranësirat do të jenë të shpeshta në pjesën më të...

Tragjedi në Angli: Miss Faversham 2022 humb jetën në aksident me makinë

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në High Wycombe, Angli, ku 21-vjeçarja Elisha Skinner, e kurorëzuar Miss Faversham 2022, humbi jetën pas një...

Biznesmeni italian humb jetën pas operacionit për zvogëlim stomaku në Tiranë

0
Një biznesmen italian, Massimo Ferro, 54 vjeç, ka ndërruar jetë vetëm 3–4 ditë pas një operacioni për ngushtimin e stomakut në spitalin privat Trita...

Katër viktima dhe tre pacientë për transplante mëlçie në Kaliforni nga “Kapela e Vdekjes”

0
Katër persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kërkojnë transplante mëlçie në Kaliforni pas konsumimit të kërpudhave të egra të njohura si “kapela...