12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Berisha merr fjalën në parlament: “Të hetohen krerët e “Meduzës” për larje parash “

Ish-kryeministri Sali Berisha, kërkoi nga salla e parlamentit ngritjen e një komisioni hetimor për përfshirjen e kryeministrit Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, në procesin e pastrimit të parave.

Berisha u shpreh kundër ligjit që po diskutohet në parlament mbi rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe u shpreh se ligji për pastrimin e parave duhet ta nis punën me hetimin e kreut të qeverisë dhe shefit të opozitës.

“Mendoj se parlamenti duhet të ndalet, me dy krerët e Meduzës së larjes së parave, kreun e Meduzës Edvin Kristaq Rama për larjen e 200 milionë eurove në zonat ofshorë të cilën nuk e përgënjeshtroi kurrë. Jo më pak Lul Brava, për pastrimin e parave i cili mbylli çështjen në prokurori.

Nëse ne duhet të bëhemi serioz në luftën kundër këtij krimi të shëmtuar që ushqen krimet e tjera, përfshirë dhe terrorizimin, duhet të vendosim në hetim të plotë si kreun e Meduzës ashtu edhe Lul Bravës. Larja e parave të pista është mekanizimi kryesor i investimeve me bashkëpunëtorët e tyre.

3 orë protestuan ata për shtëpitë e tyre përpara larësit të parave dhe nuk foli askush gjysëm fjale. Kleptokracia nuk ka zemër, ka para dhe vetëm vjedhje parash, ndaj gjykoj që këto ligje të ridimesionohen. Një Komision Hetimor është i nevojshëm për kreun e Meduzës dhe Lul Bravës. Më mirë është parlamenti ta bëj këtë gjë”- tha Berisha

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...