7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Berisha në konferencë për shtyp: Privatizimin e ish-kompleksit Partizani nuk e nisa unë por Fatos Nano

Gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se procesi për privatizimin nuk është nisur nga ai, por Fatos Nano, ndërsa Edi Rama ka qenë ai që ka ndryshuar destinacionin nga klub sportiv në një qendër banimi.

“Në hetimin e tyre policesk 3-vjeçar, Edvini dhe larot e tij skapistë, në dhjetëra e dhjetëra dëshmi të ish-punonjësve publikë që kanë marrë pjesë në këtë procedurë, nuk kanë gjetur edhe pas 15 vitesh të përfundimit të saj, qoftë dhe një person të vetëm që të pohojë se kemi pasur ndërhyrjen më të vogël nga Sali Berisha apo Jamarbër Malltezi për këtë vendimmarrje. Ndjesë se harrova, në dacibaon e tyre, Edvini dhe skapistët e tij, kanë sjellë një dëshmi për Malltezin atë të një personi që thotë se më ofruan një apartament, por nuk mbaj mend se kush ma ofroi.

Cilido që lexon paçavuren e Edvinit dhe larove të tij skapistë, konstaton se klubi Partizani nuk ishte hequr nga Sali Berisha me asnjë vendim apo propozim të tij, nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura. Ai, bazuar në dokumente zyrtare të firmosura nga komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosur, ky klub nuk ishte në listën e planit të hapjes së ushtrisë.

Procesi i privatizimit të klubit Partizani nuk është nisur nga Sali Berisha, por është nisur nga Fatos Nano, mirëpo Edi Rama dhe larot e tij skapistë i fshehin këto dokumente dhe këtë fakt.

Destinacioni i klubit Partizani nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama, madje edhe dy vite përpara se të përfundonte procesi i privatizimit, për arsye se sipas një dokumenti që mban firmën e tij, ky klub kishte humbur funksionin e tij. SKAP dhe Edi Rama i fshehin këto dokumente”- u shpreh më tej Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...