16.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Akuzat ndaj tij për dosjen “Partizani”, Berisha: Një kosh me gënjeshtra dhe shpifje të ulta

Sali Berisha foli sot për akuzat ndaj tij në lidhje me dosjen “Partizani”. Në një konferencë për mediat, Berisha e ka quajtur një fletërrufe, vendimin e GJKKO-së për masat e sigurisë ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit.

Berisha:

Pasi u njoha me dokumentin paçavure të Ramës dhe larove të tij skapistë, deklaroj me përgjegjësi të plotë se kemi të bëjmë me një flet-rrufe, që në çdo paragraf shprehet dufet dhe urrejtjet e përroit psikik të Ramës dhe urrejtjes së tij.

Ajo është një kosh me gënjeshtra shpifje të ulta, manipulime dhe trillime monstruoze, faktojnë karakterin politik dhe amoral të masave të sigurisë të vendosura ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, këtij të fundit për faj se është dhëndri im.

Në këtë rast deklaroj se cilido që lexon paçavuren dacibao të Ramës dhe skapistëve të tij, vetiu arrin në këto konkluzione.

Në privatizimin e kompleksit të klubit Partizani, në zinxhirin e pafundëm të shpifjeve, pas tre vitesh të bazuar në kallëzimin e rremë politik, Edvini dhe larot e tij, nuk janë në gjendje të japin as dhe një provë, fakt apo dokument të vetëm se në procedurat e privatizimit të klubit Partizani është shkelur ndonjë ligj, normë apo praktikë ligjore e këtij vendi.

Së dyti, në dacibaon e tyre, Edvini dhe larot e tij skapiste, pas tre e më shumë vitesh hetime, në qindra e qindra dokumente, nuk kanë gjetur qoftë dhe një të vetëm se toka e kthyer 64 pronarëve të pesë familjeve fisnike të Tiranës, njëri prej tyre është Abi Malltezi, nuk ka qenë trashëgimi e tyre në breza, përveç pishinës, e cil ka qenë pjesë e klubit të Partizanit dhe ka qenë detyrim ligjor për t’u privatizuar dhe copëzat përreth të pronës, që detyron çdo pronar t’i blejë me çmim tregu.

Së treti, në hetimin e tyre policesk 3-vjeçar, Edvini dhe larot e tij skapistë, në dhjetëra e dhjetëra dëshmi të ish-punonjësve publikë që kanë marrë pjesë në këtë procedurë, nuk kanë gjetur edhe pas 15 vitesh të përfundimit të saj, qoftë dhe një person të vetëm që të pohojë se kemi pasur ndërhyrjen më të vogël nga Sali Berisha apo Jamarbër Malltezi për këtë vendimmarrje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...

“Rrëzohet apeli i biznesmenit që vrau bashkëshorten”, vendimi i Gjykatës Federale trondit sërish Zvicrën

0
Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles...

“Kërkojmë falje publike për tragjedinë” – Reagojnë fëmijët e autorit të aksidentit fatal në...

0
Pas aksidentit tragjik që tronditi Durrësin dhe opinionin publik, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë reaguar për...