9.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Berisha në Shkodër: Benet, as gjysma e fisit nuk do të votojë, eja këtu bashkë me Spahian

Sali Berisha, nga qyteti i Shkodrës i ka bërë ftesë kandidatit të PS-së, Benet Becit, për të bërë një debat me Bardh Spahian dhe të japin llogari para qytetarëve shkodranë. I sigurt, ish-kryeministri thotë se as gjysma e fisit të Becëve nuk do ta votojnë kandidatin, që sipas Berishës ka bërë gabimin më të madh të jetës së tij duke kandiduar për Edi Ramën. Ai sjell këtu dhe daljen në shesh të kandidatit Benet Beci, i cili nuk u përfaqësua me ngjyrën mavi të PS-së, këtu Berisha na kujton përrallën e ujkut, i cili “bojosi” këmbën më miell për t’u dukur si “Mamadhia”.

Sali Berisha: Ftesa ime, Benet hajde këtu bashkë me Spahinë, dilni para qytetarëve dhe jepni llogari për çdo gjë, përgjigjuni të gjitha pyetjeve të qytetarëve. Me këtë dëshmon se ke përgjegjësinë ndaj qytetarëve. Shlyen deri diku një detyrim, sepse dy vjet në atë parlament nuk e shqipove një herë fjalën Shkodër dhe shkodran. Vetëm për këtë, Benet, kam bindjen se as gjysma e Becve nuk do të votojnë ty. Kandidimi yt për Ramën, është gabimi fatal i jetës sate. Shpirti yt e di, se çfarë të detyroi ty të bësh këtë gabim fatal. Di diçka dhe Tom Doshi për këtë detyrim. Shko tako Senadën, Namikun, znj,Hafizi, si u flakën si limon i shtrydhur. Benet edhe një herë të them ke bërë gabimin e jetës. Kishe vendosur ngjyrë tjetër, naiv u tregove, përralla e parë që nënat u tregojnë fëmijëve, është këmba e lyer me miell. Në çdo vend qeveritarët duhet të dalin para qytezave, për të dhënë llogari, por ty s’të lë Edi Rama. Po e ftoj në çdo takim, ikën-ikën. Si mund të vijë ai, që me firmën e tij, 430 mln euro janë shndërruar në ndërrmarje të tij dhe të Veliajt?!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...