30.2 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Berisha drejtuar Ramës: Po ta dinte gjyshja jote se i biri do firmoste varjen

Sali Berisha ka përmendur dhe gjyshen e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit elektoral në Shkodër, për të cilin thotë se pot a dinte ajo se Rama ka mbledhur të gjitha pushtetet, bashkë me aktivitetet e tjera të tij, do t’i recitonte ca vargje për ta sulmuar pozitën e tij, sipas Berishës.

Berisha: Do ta ftoj për debat deri në ditën e fundit, pas datës 14 ai do ikë e do marrë atë që meriton. Përpiqet të mashtrojë se ka prejardhje shkodrane, dua t’i them dy fjalë. Gjyshja e tij ka qenë një shkodrane fisnike. Problemi i saj është njëlloj si ajo nëna në poemën ku thuhet: ‘Këtë këmishë ngjyrë kaki dhe këmishën t’i kam falur Sikur të dija biro ç’di, më mirë veten kisha varur’.

Po ta dinte gjyshja jote se i biri do firmoste varjen në litar të poetit që i këndoi lirisë e të drejtave të njeriut, do t’i vinte këtë epitaf tek guri i varrit. Kur të të shihte edhe ty se ke marrë të gjitha pushtetet, do të ta recitonte edhe ty tek veshi një poezi të tillë. Lere gjyshen të prehet në paqen e zotit se ti ke marrë rrugën e djallit. Ti në çdo kod e ligj të botës kryeson një organizatë kriminale që vjedh shqiptarët, që praktikon gjenocidin ndaj tyre. Arrestoi 36 mijë shqiptarë për fatura dritash e çështje civile. Nuk arrestohet tjetri për çështje civile

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...