34.8 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Berisha nga Durrësi: “Ju jeni simboli i fitores, këtu nisi disfata e Edi Ramës”

Durrës, 14 prill 2025 – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Durrësit, ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, duke e cilësuar qytetin bregdetar si pikënisjen e fitores opozitare dhe të “disfatës së parë të Edi Ramës”.

Në një fjalim të mbushur me tone të forta politike dhe emocione, Berisha shprehu mirënjohje për qytetarët e Durrësit, duke i cilësuar si “simbol i ndarjes nga e keqja” dhe “i përmbysjes së diktaturës së drogës dhe krimit”.

“Energjia, entuziazmi i shpirtit dhe zemrave tuaja përvërshon sot në të katër anët e Durrësit dhe Shqipërisë”, deklaroi Berisha, duke shtuar se “në këtë qytet nisi disfata e parë e Ramës, kur gratë e bojkotuan atë në një aktivitet që ai donte ta shiste si mbështetje masive”.

Kreu i PD-së vlerësoi në veçanti gratë që, sipas tij, refuzuan propagandën e kryeministrit, duke i cilësuar si “nëna dhe motra shqiptare që nuk pranojnë të përdoren nga një regjim që u ka larguar fëmijët dhe u ka ofruar drogën në vend të dijes”.

Në takimin e mbajtur në prani të drejtuesve politikë të qarkut si Oerd Bylykbashi dhe Genti Strazimiri, Berisha prezantoi kandidatët për zgjedhjet e ardhshme duke u shprehur: “Kurrë më parë nuk kemi pasur një ekip kaq të përkushtuar e qytetar”.

Ai theksoi se javët e fundit kanë shënuar një “mbarësi të madhe për opozitën”, duke përmendur dhe protestën në Tiranë, të cilën e quajti “mesazh të qartë për fundin e një narkodiktature”.

“Qytetarët e Tiranës ia thanë sheshin Edi Ramës. E lanë të flasë me vete në sheshin Skënderbej”, përfundoi ai.

Fushata e koalicionit opozitar pritet të vijojë me prezantime në qarqe të tjera të vendit gjatë ditëve në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...