13.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Berisha nga Njësia 4: “Misioni i PD është shpëtimi i Shqipërisë nga diktatura, Balluku ka vjedhur popullin e vet”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në Njësinë 4, deklaroi se opozita ndodhet përballë provës më të madhe politike, duke e cilësuar misionin e saj si jetik për vendin: shpëtimin e Shqipërisë nga ajo që ai e quajti një regjim diktatorial.

“Sot një moment i veçantë për PD, opozitën dhe për vendin. Vij sot në një moment kur PD dhe opozita ndodhet para provës më të madhe, ndodhet para provës së përmbushjes së misionit të saj, shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga një regjim diktatorial. I llojit autoritar që e pranon pluralizmin por e shtyp atë. Më e keqja e të gjitha të këqijave është diktatura e bandave sepse nuk ka asnjë rregull. Asnjë ligj dhe nuk ka asnjë normë. Në dallim nga e para nuk ekzekuton, por kjo ekzekuton shpresën”, u shpreh Berisha.

Ai ngriti shqetësimin për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi, duke theksuar se keqqeverisja ka shtyrë qytetarët të kërkojnë të ardhmen jashtë Shqipërisë. Sipas tij, të dhënat demografike janë alarmante.

“Nga 2018 deri sot, kemi më shumë vdekje se sa lindje. 49% e jona sot është buzë varfërie ose në varfëri”, deklaroi kreu i PD-së.

Në vijim, Berisha u ndal edhe te çështja e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke hedhur akuza të forta për korrupsion dhe duke pretenduar se ajo mbrohet politikisht nga kryeministri Edi Rama.

“Ballukun e mbron Edi Rama me të gjithë forcën e tij pavarësisht se ajo në historinë e këtij vendi nuk gjendet një e dytë. Përveç Ramës i parë që të ketë vjedhur popullin e vet sa ka vjedhur ajo. Tani urdhër arrestet, urdhër pezullimet hidhen në kosh”, tha Berisha.

Ai shtoi se, sipas tij, heqja e imunitetit të Ballukut është e pamundur, pasi një proces i tillë do të implikonte drejtpërdrejt edhe kryeministrin.

“Unë ju them, a do ta shkarkojë apo jo është njëra anë, por imunitetin nuk ia heq dot, sepse në momentin që të ulet në bankën e të akuzuarës, ajo thotë kam zbatuar çdo urdhër nga ky dhe nuk gënjen”, u shpreh ai.

Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për shpërdorim masiv të fondeve publike, duke përmendur projektin e Tunelit të Llogarasë.

“Në Ankara nuk e ka marrë Belinda Ramën me vete, e ka marrë Rama me vete për të ndarë 50 mln euro, paratë e Tunelit të Llogarasë dhe këtu mbetën pa drita spitale e rrugët copë-copë. Nga 67 miliardë euro që ka administruar kjo qeveri hajdute, 90% i kanë vjedhur a shpërdoruar”, përfundoi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...