12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Berisha nga Podgorica: Narkoshteti, pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një prononcimi për mediat në Podgoricë, foli për fokusin e takimit me Partitë Popullore Evropiane (EPP), duke theksuar se procesi i integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është ngadalësuar kryesisht për arsye të brendshme.

Narkoshteti në Shqipëri është pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE,” u shpreh Berisha, duke shtuar se Shqipëria, si i vetmi narkoshtet në Europë, duhet të njihet më gjerësisht si e tillë nga elitat politike të qendrës së djathtë evropiane.

Lidhur me qëndrimin e presidentit të EPP-së, Manfred Weber, Berisha theksoi se ishte i vetmi opozitar në panel dhe se diskutimi i tij u prit me interes dhe komente pozitive. Ai theksoi se “mosrespektimi i standardeve demokratike, penetrimi i krimit në qeverisje dhe terrori politik për të marrë vota” janë faktorët kryesorë që pengojnë integrimin e Shqipërisë.

I pyetur për rikthimin e tij në skenën politike dhe në takimet e EPP-së pas një kohe të gjatë, Berisha e cilësoi atë si “rikthim epik”, duke theksuar se njohuritë mbi Shqipërinë në qarqet ndërkombëtare kanë ndryshuar dhe se “Edi Rama nuk do të mund të manipulojë opinionet siç ka bërë deri tani.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tabaku: “Shqipëria po zbrazet, ndërsa shteti po fryhet”

0
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin për krizën demografike që, sipas saj, po përjeton Shqipëria, ndërsa paralelisht po rritet...

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...