35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Berisha: “Ngrihemi kundër regjimit me besimin se do i kthejmë shqiptarëve të drejtën e votës”

Në mbledhjen me Kryesinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se  është krijuar struktura bazë që përmban programin për paketën anti-krizë dhe zgjidhjen e probleme të tjera.

“Çfarë ishin lëvizjet e fundit ? Në krye të policisë së shtetit de facto erdhi famoz famëkeq Ardi Veliu në kundërshtim flagrant me ligjin. Ngrihemi kundër regjimit me besimin se do i kthejmë shqiptarëve të drejtën e votës.
Ne si PD kemi një moment të dytë, që është momenti i fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale. Imagjinoni ju se çfarë anësie jetike kanë procedurat që bëjmë ne në një shtet mafioz ku vota po zhduket. partia rivale ka ndaluar votën brenda saj. në shtet shkelmohet vota. kjo procedurë është dritë shprese për demokracinë dhe shqiptarët. Janë kushte shumë të vështira aktualisht për shqiptarët. Por ato kanë fundin e ligjeve tona të kryetarokracisë dhe duhet të bëjmë gjithçka për një procedurë sa më transparente. me votën e lirë të zgjidhen kandidatë më të mirë. Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim po punon Kodin elektoral të PD, kod që do përdoret për të gjitha procedurat brenda PD. Departamentet janë institucione themelore të PD në qendër dhe bazë ku ne do bëjmë gjithçka të tërheqim mendjet më të ndritura që sëbashku me ekselenca shqiptare të mund t’u japin forcës sonë politike, programin anti-krizë dhe zgjidhjen e gjithë problematikave të krijuara. Është krijuar një strukturë bazë që do ta miratojmë këtë mbledhje”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...