10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Berisha pas takimit me banorët e jugut: “Në Lazarat të gjitha të dhënat janë se Rama dhe Tahiri kryen krime kundër njerëzimit”

Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas vizitës së tij në fundjavë në Gjirokastër dhe qytetet e fshatrat përreth ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama dhe ish ministrit Saimir Tahiri.

Fjala e Berishës

Kthehem më i motivuar se kurrë në përpjekjen tone për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi absolutist i Ramës

Unë me përgjegjësi të plotë mund tu them shqiptarëve se Jugu i Shqipërisë ndodhej në situatën më dramatike.

Se shpopullimi i Gjirokastrës dhe Jugut, është i paimagjinueshëm.

Se rrënimi ekonomik si shkak kryesor i këtij shpopullimi tejkalon të gjitha përmasat.
E kam menduar disa herë udhëtimin tim, mund ta vlerësoj si udhëtimin në katakombet e biznesit të Jugut.

Do u jap vetëm një shembull. Në Libohovë nga 50 kompani ndërtimi në 2013 sot nuk kishte asnjë.

Në një tjetër fshat me dhjetra e dhjetra kompani biznesi nga më të ndryshmet, ferma, prodhime, ishin të falimentuara. Në gjirokastër kaloje rrugës të lëndonte në shpirt kompensatoja në vitrinat e dyqaneve të falimentuara.

Një politikë jashtëzakonisht perfide për shpopullimin e kësaj zone ndiqet nga qeveria.Largimi i gjithë institucioneve nga Gjirokastra kishte boshatisur qytetin si kurrë në ekzistencën e saj në shekuj.

Nuk më hiqet nga mendja një nënë pensioniste që më tha “I thuaj Ramës si mund të shkoj unë në Tiranë me pensionin që kam për një certifikatë’.

Kjo gjendje shprehej në mënyrë të dhimbshme në universitetin e Gjirokastrës. Sot aty dominonte mungesa masive e studentëve dhe boshatisja.

Të gjitha masat e kësaj qeverie conin drejt vdekjes graduale të një qyteti që sot qendron me dinjitet të madh në kurorën e trashëgimisë kulturore botërore.

Unë u ktheva më i impresionuar se kurrë në 30 vite nga vizita ime në Lazarat.
Konstatova se Rama dhee Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në këtë fshat, krime të vërteta, me operacionin e tyre antidrogë, bandat kriminale me uniformë nuk kanë ngurruar ti vendosin tytën e automatikut fëmijës 2-3 vjecar, nënës që mbronte fëmijët, kryeplakut të fshatit ti shkrehin armët vetëm se kishte bërë detyrën.

Në Lazarat të gjitha të dhënat janë se Rama dhe Tahiri kryen krime kundër njerëzimit. I garantoj se shumë shpejt do organizojmë skuadra e grupe hetimi dhe Ramës i them se do marrë ndëshkimin e merituar për secilin prej tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...