8.5 C
Tiranë
Friday, March 27, 2026
spot_img

Berisha: PD kërkon subvencionimin e plotë të biletave të transportit urban

Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklarataë për shtyp ditën e sotme kërkoi që në këtë situatë emergjente qeveria të subvencionojë plotësisht biletat e transportit public urban dhe interurban në vend.

Ai tha se kjo nuk është një kërkesë e pabazë e PD-së, duke shtuar se një sërë shtetesh evropiane po zbatojnë praktikën e transportit publik falas.

Berisha: Një ligj parlamenti për të financuar me qindra milionë euro klientelën e Edi Ramës me të cilën ai ndan paratë, siç është rasti i prokurimeve, korridorit blu apo të hajnisë.

Të gjitha këto po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptarë, buxhetet familjare dhe ajo që po e ndjen më fuqishëm fatkeqsisht është turizmi, si një ndër sektorët kryesore.

Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të biletave të transportit urban dhe interurban në territorin e vendit. Nuk është propozim i pabazuar. Sot në Gjermani, me një biletë mujore prej 9 eurosh lëviz me të gjitha mjetet, Spanja, Portugalia dhe një sërë vendesh e kanë transportin publik falas.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përplasje në PD para zgjedhjeve: Tabaku pro kandidimit të Salianjit, Berisha: “Është vetëpërjashtuar”

0
Tensionet në Partia Demokratike vijojnë të thellohen teksa afrojnë zgjedhjet e brendshme për kryetar më 23 maj. Deklaratat e fundit nga drejtues dhe ish-drejtues...

Irani kërcënon: “Hotelet që strehojnë ushtarë amerikanë do të jenë objektiv sulmesh”

0
Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, teksa ushtria e Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj pranisë ushtarake amerikane në rajon....

Zgjedhje të parakohshme në horizont? Lëvizjet në PS dhe tensionet e brendshme shtojnë spekulimet...

0
Zgjedhje të parakohshme në horizont? Lëvizjet në PS dhe tensionet e brendshme shtojnë spekulimet për një skenar të ri politik Prej kohësh, në qarqet politike...

Berat: Arrestohet 39-vjeçari për abuzim me mbesën 15-vjeçare

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Berat, ku një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, i dyshuar për abuzim seksual me një të mitur...

Konfindustria: Ndërhyrja për çmimet e karburanteve e domosdoshme, por e vonuar

0
Konfindustria ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë shqiptare për vendosjen e çmimeve tavan të karburanteve përmes Bordit të Transparencës, duke e konsideruar këtë hap...