31.4 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Berisha thirrje Ramës: Reago ndryshe do përballesh me shqiptarët në revoltën e ardhshme

Ish kryeministri, Sali Berisha, nëpërmjet një konference për shtyp ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të ndërmarrë disa masa urgjente të propozuara nga partia Demokratike për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Berisha ndër të tjera, kërkoi që Rama të merrte vendim për përgjysmimin e taksës së naftës nga 1.1 euro në 0.5 euro. Ai shtoi se kjo do të bëhej e mundur nëse qeveria, do të ç’doganonte rreth 250 mijë ton naftë që futën kontrabandë në Shqipëri.

Ish kryeminisri, Sali Berisha: PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksës së taksimit të naftës që në Shqipëri në vlerën prej 1.1 eurosh është më ie larta në botë dhe është shndërruar në faktor kryesor të çmimit të kësaj lënde djegëse. Ky përgjysmim do të shoqërohej me një ulje të çmimit të naftës. Ata që mendojnë se arka do boshatiset, kjo nuk është e vërtetë. Mjafton që qeveria të ç’doganojë rreth 250 mijë ton naftë që kalojnë jashtë sistemit doganor në Shqipëri. Këtu duhet të jemi shumë të qartë se nuk ka asnjë lloj mundësie nafta kontrabandë në këtë vend përveçse kur lejohet nga dora e zezë e qeverisë. Ndaj kërkoj edhe njëherë përgjysmimin me urgjencë të taksimit për litër nafte që në Shqëipëri është më i larti në botë. Unë jam i vetëdijshëm se Edi Rama me arogancën e tij dhe thesin e tmerrshëm të vjedhjes dhe pasurimit, nuk do i marrë parasysh këto kërkesa por unë e garantoj se qytetarët shqiptarë në revoltën e tyre të ardhshme do vendosin për këto kërkesa dhe të tjera të programit të emergjencës së PD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...