10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Berisha: Pluralizmi sot i shtypur, Azem Hajdari më i gjallë se kurrë

Sot mbushen 27 vite nga vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari, një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar. Hajdari u ekzekutua më 12 shtator 1998 pranë selisë së Partisë Demokratike, ngjarje që tronditi politikën dhe shoqërinë shqiptare.

Në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar në mëngjes pranë monumentit të tij në selinë e vjetër të PD-së, kreu i demokratëve Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të partisë vendosën kurora me lule dhe mbajtën një minutë heshtje.

Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi Hajdarin si simbol të pluralizmit dhe të sakrificës për lirinë. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për “shtypjen e votës dhe fjalës së lirë”, duke e krahasuar situatën aktuale me diktaturën komuniste.

“Idealet e Azem Hajdarit sot janë më kushtruese se kurrë. Shqipëria është zhytur në diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes. Sot vota e lirë nuk ekziston, fjala e lirë është e shtypur. Është një ditë betimi për çdo demokrat, për çdo opozitar, që të ngrihemi për të rikthyer pluralizmin,” – tha Berisha.

Azem Hajdari mbetet një nga figurat historike të politikës shqiptare. Ai u shqua si një nga udhëheqësit e lëvizjes studentore të vitit 1990 që rrëzoi diktaturën komuniste dhe ishte kryetari i parë i Partisë Demokratike. Vrasja e tij në 1998 u konsiderua një krim politik dhe vazhdon të mbetet një prej plagëve të hapura të tranzicionit shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...