26.6 C
Tiranë
Thursday, August 6, 2026

Shqipëria drejt zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki

Gjashtë bashki të vendit pa kryetarë, priten zgjedhjet e parakohshme lokale

Gjashtë bashki të vendit ndodhen aktualisht pa drejtues lokalë, ndërsa pritet që Presidenti Bajram Begaj të dekretojë datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Pas Beratit, Tepelenës dhe Matit — ku kryebashkiakët Ervin Demo, Tërmet Peçi dhe Agron Malaj do të lënë detyrën për t’u ulur në Kuvend si deputetë të rinj të zgjedhur më 11 maj — boshatisja e karriges së kryetarit ka përfshirë edhe Tiranën, Vlorën dhe Cërrikun.

Në kryeqytet, pas arrestimit të Erion Veliajt më 10 shkurt, kryeministri Edi Rama shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut për të drejtuar Bashkinë e Tiranës. Në Vlorë, dorëheqja e papritur e Ermal Dredhës ka lënë qytetin bregdetar pa drejtues, ndërsa në Cërrik posti mbeti vakant pasi Andis Salla u emërua ministër i Bujqësisë në kabinetin e ri qeveritar.

Në të njëjtën kohë, Ervin Demo është emëruar ministër i Pushtetit Vendor në qeverinë “Rama 4”, ndërsa Peçi dhe Malaj do të nisin mandatin e tyre të parë parlamentar.

KQZ dhe Presidenca pritet të nisin procedurat për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme, nga ku qytetarët e gjashtë bashkive do të zgjedhin drejtuesit e rinj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...