29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Nis legjislatura e XI-të e Kuvendit, 72 deputetë për herë të parë- Llajo hap seancën

Ashtu siç ishte parashikuar, në orën 10:00 ka nisur seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në sallë janë ulur 140 deputetë, prej të cilëve 72 e nisin për herë të parë mandatin. Partia Socialiste siguroi 83 mandate, opozita demokrate dhe aleatët 50 mandate, ndërsa 7 mandate shkuan për forca të reja politike: PSD e Tom Doshit me 3 deputetë, Partia Mundësia e Agron Shehajt me 2 deputetë, si dhe nga një mandat për “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.

Seanca konstituuese u hap nga deputeti i PS-së Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan të kryenin këtë detyrë si deputetët më të vjetër në moshë. Llajo shpalli ngritjen e komisionit të verifikimit të mandateve, të përbërë nga tre deputetet më të reja të Kuvendit: Marjana Koçeku, Zegjine Çaushi dhe Klodiana Çapja.

Pasdite, pasi të përfundojë verifikimi i mandateve, deputetët do të thirren një nga një për të bërë betimin. Në vijim, shumica socialiste pritet të propozojë zyrtarisht Niko Peleshi për postin e kryetarit të Kuvendit, emër i shpallur një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Votimi do të zhvillohet me fletë votimi letre dhe kuti të posaçme, ku numërimi do të bëhet një nga një.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...