11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Berisha prezanton kandidatin e tij për Koplikun: “Malësia e Madhe një bastion i pamposhtur i demokracisë”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot në Malësinë e Madhe kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë, Isa Ramaj ku tha se pas fitores në 14 maj do të shënojë një kthesë të madhe në qeverisje.

Berisha tha se Malësia e Madhe ka qëndruar e palëkundur ndaj demokracisë, pasi banorët kanë luftuar për liri e dinjitet dhe ndaj regjimit komunist.

Në fund ai bëri thirrje që banorët e Malësisë së Madhe të votojnë në 14 maj për ndryshim dhe vendosjen e pluralizmit në vend.

“Mirënjohje për këtë pritje kaq entuziaste, përbën mesazhin e fuqishëm që ju përcillni për përmbysjen e monizmit në 14 maj, fitoren tuaj dhe të opozitës shqiptare. Kushdo që vjen këtu mahnitet me trashëgiminë tuaj, adhuron shpirtin tuaj fisnik, bujar, trim. Kjo malësi quhet Malësi e Madhe, nuk i vjen kjo për përmasa por e madhe për përmasat shpirtërore të zemrave të banorëve, virtytet që ata shfaqin në jetën e tyre. Shumë vite më parë, një udhëtare e shquar Edith Durahm ndalet në një familje këtu dhe mikpritja e familjes, kodi që ai shfaq para saj atë e mahnit. Ajo e përshkruan si dëshmi e një qytetarie e cila thotë, koha nuk më lejoi ta studioja thellësisht. Kjo trashëgimi ju ka bërë ju njerëz të virtytshëm, liri dashës në çdo kohë të historisë, keni qëndruar në anën e drejtë. Pas përmbysjes së diktaturës, ku keni qenë një bastion i pamposhtur i demokracisë, sot unë vij tek ju për të paraqitur si kandidat njeriun që përzgjodhët me vullnetin e votën tuaj, i dhatë besimin Isa Ramës. Ai është një demokrat i përkushtuar, një ish qeveritar vendor i sprovuar dhe i respektueshëm. Ai është njëri prej jush, kam bindje se me Isa Ramën, bashkia e Koplikut do shndërrohet në shtëpinë tuaj të parë. Isa Rama së bashku me ju në 14 maj do të arrijë të shënojë një kthesë të madhe, në administrimin e burimeve të bashkisë, me përgjegjësi e ndershmëri të plotë. Do shfrytëzojë burimet e pafundme të kësaj malësie, askush nuk ka sakrifikuar më shumë se ju për liri e dinjitet, nuk kanë qëndruar askush më shumë se ju ndaj regjimit hoxhis. Unë ftoj që të ngrihemi të gjithë në këmbë dhe me votën tonë, të kemi ndryshim dhe të votojmë vendosjen e pluralizmit në vend”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...