18.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Berisha: “Rama e ndjen se me vjedhjet që ka bërë është i pashpresë, shqiptarët presin me padurim 14 majin”

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët tha se përpjekja e qeverisë për të goditur rivendosjen e pluralizmit po merr përgjigjen e duhur nga demokratët.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama i frikësuar me vjedhjet që ka bërë është kthyer në armik për kombin, edhe duke shpopulluar vendin ndërsa opozita do të firmosë më 14 maj ndryshimin e madh që synon rimëkëmbjen ekonomike të shqiptarëve.
Sakaq shtoi se 14 maji do të jetë pranverë e madhe për shqiptarët dhe se pushteti po dridhet me shpresën që opozita ka dhënë për vendin.

“Kjo fushatë do jetë e fitores, sallat dhe sheshet ushtojnë nga entuziazmi në këto aktivitete paraelektorale. Një përpjekje e turpshme për të goditur rivendosjen e pluralizmit po merr përgjigjen më të fuqishme nga të rinjtë, burrat e gratë në mbarë vendin. Do flasim për një rikthim të paprecedentë të PD dhe Sali Berishës ka tmerruar Edi Ramën. Ka treguar se urrejtja popullore ka kufij vetëm qiellin, Rama e ndjen se me shpopullimin, gjenocidin ndaj shqiptarëve ai konsiderohet një ndër armiqtë e këtij kombi. Rama e ndjen se me vjedhjet që ka bërë është i pashpresë, shqiptarët presin me padurim 14 majin për të votuar si qytetarë kandidatët e primarëve për të rivendosur pluralizmin dhe firmosur ndryshimin e madh që synon më këmbjen ekonomike të shqiptarëve, biznesin, fermerëve dhe shpresën tek mbarë shqiptarët se ky vend bëhet. Pra ajo që shihni ju në ekrane televizive me gjithë përpjekjet që bëjnë për të na censuruar nuk është një përpjekje e suksesshme, mediat sociale janë pacencurë. Kjo është pranvera e madhe për shqiptarët, pushteti po dridhet. Shpresa vjen me opozitën, ndryshimi vjen me opozitën, mirënjohje demokratëve që kanë krijuar një frymë fitore që nuk mbahej mend prej vitesh, frymë që po shkon drejt paralizimit fiks si në 1992”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...