12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Berisha: “Redaktori është Edi Rama” – Deklaratë pas vizitës në SPAK

Pas paraqitjes në SPAK në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë ndaj tij, kryedemokrati Sali Berisha mbajti një deklaratë të shkurtër për mediat, ku përmendi bisedat e përgjuara të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe përmendi një person të quajtur “Redaktor”, të cilin ai e identifikoi si Edi Ramën.

Berisha e cilësoi këtë person si “Jagon e pa skrupullt”, duke theksuar se Veliaj, në bisedat e tij, kishte udhëzuar për çështje të ndryshme, përfshirë njerëz të njohur si Mjero Baze dhe Bolino. Ai u shpreh se një nga porositë e Veliajt kishte qenë se për një çështje do të pyetej “Redaktori”, i cili sipas tij është Edi Rama.

Tani, siç e don dhe transparenca, me të drejtë prisni t’u rrëfej se çfarë gjeta aty brenda, çfarë kishte në sallat dhe korridoret e Skapit të partisë. Sot, aty takova Redaktorin. Redaktori është një person, të cilin mediat e censuruan.
Mediat dëshmuan se Erion Veliaj, Lal Vjedhësi, në telefonatat e tij të panumërta, i jepte të vëllait porosi për Mjero Bazen, për Bolinon, për Yzeirin e të tjerë. Por atë që u fshehën mediat ju, ua them unë. 
Në urdhëresat dhe udhëzimet e tij ishte një shumë e veçantë. Për këtë çështje, thoshte, do pyetet Redaktori. Kjo çështje nuk do dalë pa u pyetur Redaktori. Tani, do thoni ju, cili ishte Redaktori. Redaktori ishte Edi Rama.

Dëgjojeni miq se çfarë Jagoje i paskrupullt është. Natën i ndërsente kundër Skapit, ditën sulmonte Etjenin se guxove të sulmonte Skapin. Ndërkohë, statuset e para janë të gjitha të redaktuara nga Redaktori. Po çfarë po bënte Redaktori këtu?
Redaktori këtu kishte vënë përpara një telajo dhe qejf e qejf po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit. Po, i them unë, çfarë ke ti me këto mustaqe? Ti i ke tuat. Epo këto të miat nuk më mbushin. E vërteta është kjo. Prandaj është i fiksuar.
Dhe çdo fjalë e tij çdo mëngjes fillon me mustaqet dhe mbaron pastaj e dini vetë me çfarë…

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...