9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Berisha: “Smart City”, projekt korruptiv me çmime deri në 30 herë më të larta

Nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj projektit “Smart City”, duke e cilësuar atë si një skemë thellësisht korruptive dhe një kërcënim serioz për privatësinë dhe sigurinë kombëtare.

Sipas Berishës, projekti parashikon kosto shumë herë më të larta se çmimet reale të tregut për pajisjet teknologjike që do të përdoren. Ai deklaroi se çmimet e ofruara janë “nga 10 deri në 30 herë më të larta” krahasuar me vlerën reale të tyre.

“Në qoftë se kamera e trupit të policit kushton në këtë projekt 15.700 euro, ajo blihet kudo me 1.000–1.500 euro”, u shpreh Berisha. Ai shtoi se edhe kamerat rrugore janë të fryra artificialisht: “Kamera e rrugës kushton 52 mijë euro, ndërkohë që në treg blihet lirshëm me rreth 2 mijë euro, pra 25 herë më shtrenjtë.”

Sipas kryedemokratit, kostot totale të projektit janë të pajustifikuara edhe në raport ndërkombëtar. Berisha solli si shembull qytetin e Bengalores në Indi, ku një projekt i ngjashëm ka kushtuar 67 milionë dollarë për një popullsi prej 8 milionë banorësh, mbi katërfishin e popullsisë së Shqipërisë.

“Në Shqipëri, me më pak se 2 milionë banorë, projekti kushton 157 milionë euro. Pra, i bie rreth 15 herë më shtrenjtë,” tha ai, duke shtuar se “edhe këtu dora e zezë e kunatit famëzi me prestanome është e sigurt”.

Berisha e dënoi ashpër projektin, duke e quajtur “një vjedhje të përmasave të papërmbajtura” dhe “një dhunim të madh të privatësisë së qytetarëve”. Sipas tij, sistemi i mbikëqyrjes synon vendosjen e qytetarëve nën kontroll total.

“Ata tani nuk mund të shkojnë më tek njëri-tjetri pa syrin e Ciklopit mbrapa dhe ky është Edi Rama”, përfundoi Berisha, duke e cilësuar projektin edhe si një cenim të rëndë të sigurisë kombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...