14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Berisha: Strategjia e opozitës është rikthimi i votës së lirë në kushtet e një narkoshteti

Tiranë, 29 maj 2025 – Nga jashtë ambienteve të Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ritheksuar prioritetin strategjik të opozitës shqiptare: rikthimin e votës së lirë si themel i demokracisë, në një vend që ai e përshkroi si të kapur nga kartelet kriminale.

“Strategjia e Opozitës është përfaqësimi i kauzës së drejtë të shqiptarëve për votën e lirë,” – deklaroi Berisha para gazetarëve.

Duke folur me tone të forta kundër qeverisë aktuale, ai e cilësoi situatën politike si një regjim të një “narkoshteti”, ku sipas tij, “kartelet më të fuqishme në Europë” kanë kapur kontrollin e institucioneve dhe të procesit zgjedhor.

“Ka vetëm një strategji, ka vetëm një objektiv: rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve në kushtet e një narkoshteti të dominuar tërësisht nga kartelet më të fuqishme në Europë”, – u shpreh Berisha.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur tensionet mes mazhorancës dhe opozitës janë intensifikuar, ndërsa kërkesat për reformë zgjedhore dhe garantimin e proceseve të ndershme janë rikthyer si temë qendrore në diskursin politik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...