35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Berisha takim me arsimtarë: “Kemi një shpërfillje ndaj mësuesit, një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit”

Ish kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të martë një takim në Tiranë me arsimtarë, ku foli në lidhja me sfidat që ndeshet arsimi si pasojë e keqqeverisjes së vendit.

Në fjalën e tij Berisha theksoi se arsimi në vend ka një bjerrje të frikshme që prej 2013-ës deri në vitin 2021, ku tregues është rënia e nxënësve në shkolla dhe universitete me 208 mijë.

Ish-kryeministri shtoi se mësuesit po hiqen nga puna për një status në facebook dhe profesionistët po zëvendësohen me militantë partiak.

“Problemi i edukimit në çdo rast ka një bjerrje të madhe gjatë këtyre viteve dhe është padyshim treguesi më i ndjeshëm i bjerrjes kombëtare, i rrokullisjes së shoqërisë dhe kombit tonë. Nga viti 2013 deri në vitin 2021 ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës dhe studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje prej 27%, ju jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve tanë, gjendjes ekonomike të familjeve të tyre. Ka një thellim të tmerrshëm midis fshatit dhe qytetit, midis të kamurve dhe të pasurve. Kemi një shpërfillje ndaj mësuesit. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlerat, lirinë, dinjitetin, në edukimin e nënshtrimit. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesin, qëndrimet e tyre në mediat sociale, janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar për statuset në facebook. Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material. Është i papranueshëm edhe zëvendësimi i tyre me militantë partiak”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...