16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Berisha zbulon propozimin e Yuri Kim: Më dërgoi një person në zyrë, më kërkoi të kandidoja si kryetar

Ish kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme për herë të parë propozimin e bërë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Berisha deklaroi se me anë të një personi që i kishte dërguar në zyrë, ambasadorja Yuri Kim i kishte kërkuar që të hiqte dorë përkohësisht nga kandidimi si kryetar i PD, dhe të vendoste në krye atë person që dëshironte.

Sipas tij, nëse do të respektohej ky kusht, më pas do të mund të kandidonte në krye të partisë Demokratike. Berisha tha se e kishte refuzuar në mënyrë kategorike propozimin e saj, me arsyetimin se ajo nuk mund të ndërhyntë në punët e brendshme të PD-së.

Ish kryeministri, Sali Berisha: Për të përcaktuar kreun e PD unë duhet të njoh qytetarët shqiptarë, meqënëse detyrohem ta bëj publike këtë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 Marsit Guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj, propozime që kosntatonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD të caktoja cilindo njeri që doja unë dhe atë provizorisht dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar.

Duke paraqitur garanci të plotë se Lulzim Basha do të largohet pa diskutim do të pranonte vendime, Përgjigja ime ishte një dhe vetëm një, refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj zonjë në problemin, problemet e brendshme të PD, refuzoj dhe kërkoj në mënyrë të prerë që të mos implikoj, të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve dhe kryetarin e PD sikundër jashtë çdo lloj dyshimi që unë mund të pranoj ndërhyrje të tilla. Madje, I përcolla mesazhin se për mua mjafton kjo ide që ju i lejoni vetes të ndërhyni se kush duhet dhe kush nuk duhet të zgjidhet kryetari i PD. Që edhe unë sikur mos kisha ndërmend të garoja të rikthehem dhe të garoj me të gjitha mundësitë e mija.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...