Në puntatën e parë të “Fan Club”, një e afërme e Bernardit, banorit të “Big Brother VIP”, foli hapur për momentin kur ai zgjodhi të tregonte orientimin e tij seksual brenda shtëpisë.
Sipas saj, Bernardi nuk kishte hyrë në shtëpi me synimin për të ndarë këtë pjesë të jetës së tij, por u ndje i detyruar nga situata që u krijua brenda shtëpisë.
“E dinte vetëm rrethi i tij shoqëror, jo shumë i gjerë. Ai nuk hyri me këtë kauzë, por u ndje i detyruar ta thoshte në atë moment për shkak të situatës që u krijua në shtëpi. Familja e ka pritur shumë mirë këtë fakt, nuk mund të hedhim poshtë një pjesëtar të familjes.” – u shpreh ajo.
Mbështetja nga familja dhe vajzat e tij
E afërmja tregoi gjithashtu se Bernardi ka qenë i martuar me një shtetase angleze, e cila kishte një histori të mëparshme martesore. Gjatë kësaj periudhe, vajza e birësuar mori mbiemrin e tij dhe sot ai është gjysh nga vajza e birësuar. Përveç saj, Bernardi ka edhe një vajzë biologjike dhe të dyja vajzat e mbështesin plotësisht atë.
“Çdo baba është krenar për fëmijët e tij. Vajzat e tij, biologjike dhe birësuara, i qëndrojnë pranë dhe e mbështesin fuqishëm.”
Kjo deklaratë sjell një mesazh të fortë mbështetjeje dhe pranimi nga familja e Bernardit, duke theksuar rëndësinë e dashurisë dhe mirëkuptimit në familje, pavarësisht orientimit seksual.