31.8 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Besimtarët myslimanë nisin nga dita e martë muajin e shenjtë të Ramazanit/ Urimi i Kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu 

Besimtarët myslimanë nisin nga dita e martë muajin e shenjtë të Ramazanit. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët myslimanë në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit kur Kurani është dërguar si përligjje për njerëzit.

Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët agjërim të lehtë, “pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja!”

Ai fton besimtarët të jenë më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mbara!

Urimi i Bujar Spahiut, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, nesër më 13 prill, është dita e parë e Muajit të Bekuar të Ramazanit.

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjell urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jete muaj i mëshirës së ndërsjellë mes njeri-tjetrit, muaj i faljes dhe mirëkuptimit, muaj i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të sfidave në të cilat ndodhemi dhe ato që na presin.

Rrugëtimi ynë i përbashkët për të arritur kënaqësinë e Zotit kërkon motivim të lartë.

Ju ftoj që të jemi më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mbara!

Të nderuar besimtarë!

Çdo adhurim gjatë këtij muaji, ka vlerë shumëfish më të madhe. Prandaj, njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, veprave të bamirësisë, vizitave tek njëri-tjetri, lënien anash të mospajtimeve etj., synojnë të arrijnë kënaqësinë e Zotit dhe harmoninë me njerëzit me të cilët rrethohen.

Duke u frymëzuar nga këto synime fisnike, uroj nga zemra që ky muaj të jetë muaj i faljes, mirëkuptimit, dashurisë, unitetit dhe paqes. Duke ju uruar muajin e Ramazanit, më lejoni t’ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet  tuaja!

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...