26.2 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

Beyoncé fiton për herë të parë “Albumin e Vitit” në Grammy Awards

Beyoncé ka shkruar histori në edicionin e 67-të të Grammy Awards, duke fituar për herë të parë në karrierën e saj çmimin prestigjioz “Albumi i Vitit”. Albumi i saj “COWBOY CARTER”, një përzierje e zhanreve country, pop, rap dhe hip-hop, u shpall fitues gjatë ceremonisë së mbajtur në Crypto.com Arena në Los Anxhelos.

Me këtë fitore, Beyoncé u bë gruaja e parë me ngjyrë që merr këtë çmim që nga Lauryn Hill në vitin 1999, duke shënuar një moment historik në industrinë e muzikës. Gjatë fjalimit të saj, ajo falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët, kompozitorët dhe producentët që kontribuan në suksesin e albumit.

Thjesht ndihem shumë e nderuar. Kanë kaluar shumë e shumë vite dhe dua vetëm të falënderoj Grammy-t, çdo kompozitor, çdo bashkëpunëtor, çdo producent për gjithë punën e palodhur,” – u shpreh ajo, ndërsa kishte pranë vajzën e saj Blue Ivy.

Beyoncé ia dedikoi këtë fitore pioniereve të muzikës country, veçanërisht Linda Martell, e cila ka qenë një figurë kyçe në këtë zhanër. “Shpresoj që ne të vazhdojmë të shtyjmë përpara, duke hapur dyert,” – shtoi ajo.

Fitorja e Beyoncé në këtë kategori erdhi pas disa nominimeve të mëparshme, duke e bërë momentin edhe më emocionues për fansat e saj në mbarë botën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi javor, 24–30 gusht 2026/ Si ndikon Eklipsi Hënor në Peshq te secila shenjë...

0
Një javë e fuqishme astrologjike pritet për të 12 shenjat e zodiakut, ndërsa Eklipsi Hënor në Peshq sjell energji transformuese dhe mundësi për mbylljen...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje që e keni shtyrë mund të kërkojë një vendim. Në dashuri, një bisedë e sinqertë...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
Për 22 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri...

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...