Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bido ritheksoi rëndësinë e përfundimit të azhornimit të pronave në gjithë vendin, duke theksuar se ky proces sjell siguri juridike për qytetarët.
“Një proces jetik për sigurinë juridike të pronës, që përfshin edhe bashkitë e qarkut Vlorë, aty ku shumë qytetarë presin zgjidhje konkrete prej vitesh,”- njoftoi Bido, duke garantuar se punimet do të përfundojnë brenda këtij mandati. Ky azhornim pritet të zgjidhë çështje të vonuara dhe të ofrojë qartësi ligjore për pronësinë në të gjithë territorin.






