12.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Bilisht/ 41-vjeçarja helmoet nga kërpudhat, ndodhet në gjëndie të rëndë në spital

Situata e trishtueshme ka ndodhur kur një 41-vjeçare është helmuar nga kërpudhat dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ditën e djeshme, kur 41-vjeçarja është çuar në spitalin e Bilishtit për ndihmë mjekësore. Prej aty, ajo u soll në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, e shtruar në reanimacion.

Familjarët kanë deklaruar para uniformave blu të Devollit se gruaja ka ngrënë kërpudha, dhe sipas bluzave të bardha, ajo është helmuar prej tyre. Policia po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave, pasi nuk dihet se ku i ka konsumuar kërpudhat kjo shtetase. Autoritetet janë në punë për të zbuluar më shumë informacion rreth ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT