8.5 C
Tiranë
Saturday, January 4, 2025
spot_img

Binjakët Ares dhe Rajd, foshnjat e para të vitit 2025 në Shqipëri

 

Viti 2025 ka nisur me një lajm të bukur nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku kanë ardhur në jetë binjakët Ares dhe Rajd, foshnjat e para të këtij viti.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale uroi: “Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë!”, duke i quajtur ata si lajmëtarë të një viti me bereqet.

Edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, uroi binjakët përmes një mesazhi: “Këto janë binjakët e vitit 2025, që lindën shëndosh e mirë në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, me të trokitur ora 12:00. Jetë të gjatë dhe të mbara!”

Bonus për binjakët e parë të vitit

Ares dhe Rajd do të përfitojnë gjithashtu bonusin e bebeve, me nga 80 mijë lekë secili, si pjesë e programit mbështetës për foshnjat e porsalindura.

Gjendja shëndetësore e nënës dhe binjakëve

Mjeku gjinekolog që asistoi lindjen e binjakëve njoftoi se nëna dhe foshnjat janë në gjendje të shkëlqyer shëndetësore. “Njëri nga foshnjat peshon 3,000 gram dhe tjetri 2,700 gram. Nëna gëzon shëndet të plotë dhe deri tani kemi pritur 18 lindje në këtë fillim viti”, deklaroi ai.

Kjo ngjarje simbolike mbart me vete gëzim dhe shpresë për një vit të mbarë, ndërsa Ares dhe Rajd tashmë janë kthyer në simbol të një fillimi të ri për Shqipërinë në vitin 2025.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT