27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Bisedimet për bashkim, Boçi tregon deri ku janë negociatat brenda PD: “Ajo që duam të arrijmë është bashkimi i demokratëve”

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi thotë se bisedimet brenda PD për të dalë me një kandidat në zgjedhjet e ardhshme janë në vazhdimësi. Në një komunikim me gazetarët ai u shpreh se synimi është që opozita të bashkohet, pasi këtë e duan të gjithë shqiptarët.

Ai u shpreh se “të gjithë deputetët e PD në vazhdën e bisedimeve janë pjesë e grupit të punës për aksionin politik dhe zgjedhjet lokale”.

“Janë bisedime ndër veti që ne i kemi zhvilluar dhe i zhvillojmë. Nuk kanë munguar, kanë qenë intensive. Ne jemi në bisedime të vazhdueshme për bashkimin e demokratëve. Përballë këtij interesi nuk kemi konsideruar asgjë përballë deklaratave emocionale

Do vazhdojmë të bisedojmë, sepse ajo që duam të arrijmë është bashkimi i demokratëve.

Kemi një bashkim horizontal në bazë. Duam që bashkimi të jetë dhe vertikal me zërat e deputetëve ndryshe. Janë bisedime në vazhdimësi, por kanë marrë formë mediatike. Është kërkuar gjetja e një negocimi. Nuk do rreshtet së biseduari edhe nga ne për të unifikuar grupin parlamentar.

Kemi pasur një kërkesë që të kemi një qëndrim për reformën zgjedhore. Mos harrojmë që të gjithë deputetët e PD në vazhdën e bisedimeve janë pjesë e grupit të punës për aksionin politik dhe zgjedhjet lokale.

Sipas mendimit tim është një vazhdimësi natyrale për të arritur bashkimin, që është një thirrje për demokratët.

Mirëpresim çdo bisedimi që sjell në tavolinë edhe bashkimin vertikal tonin”, u shpreh Boçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...