6.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Biznesmeni Kristian Boçi humb shikimin në njërin sy pas aksidentit të rëndë pranë Lushnjes

Biznesmeni i njohur Kristian Boçi ka humbur shikimin në njërin sy pas një aksidenti të rëndë automobilistik pranë Lushnjes. Boçi ndau një video nga spitali me ndjekësit e tij, duke falënderuar Zotin dhe shprehur mirënjohjen që dy fëmijët e tij, të cilët ndodheshin me të në makinë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Golem, kur automjeti tip Mercedes “GLE” me targa “AA 334 RP” humbi kontrollin, dyshohet për shkak të shpejtësisë së lartë, dhe kaloi barrierat e hekurta duke përfunduar në një kanal anësor të autostradës.

Në mesazhin e tij, Boçi tha: “Zotit i qofsha falë. Vërtet kam humbur shikimin në të majtën, por gjithmonë me shpresën që do të më kthehet. Faleminderit Zotit që më ka ruajtur dy fëmijët dhe ata janë mirë. Faleminderit për çdo mesazh që kam marrë. Më falni që nuk i ktheva dot të gjitha përgjigjet. Ruajeni shëndetin, sepse është gjëja më e rëndësishme. Faleminderit të gjithë doktorëve të Spitalit Usharak që kanë bërë të pamundurën.”

Aksidenti i rëndë duket se ka lënë pasoja të rënda për shëndetin e Boçit, i cili vazhdon të trajtohet në spital me shpresën për përmirësim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...