33.5 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Blendi Klosi nga sheshi “Skënderbej”: “Të votojmë masivisht Ramën dhe PS për Shqipërinë Europiane”

 

Nga sheshi “Skënderbej”, ku u çel zyrtarisht fushata elektorale e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Blendi Klosi, u shpreh i bindur për një fitore të PS-së në të gjithë vendin.

Në fjalën e tij para qytetarëve dhe përfaqësuesve të PS-së nga 12 qarqet, Klosi vlerësoi Partinë Socialiste si një forcë politike të madhe dhe të organizuar, që ka kaluar shumë sfida ndër vite, por që sipas tij mbetet e përkushtuar ndaj sfidës më të madhe: mirëqenies së qytetarëve.

“PS është një parti me mbi 100 mijë anëtarë, që merr 1 milion vota në veri e jug, në diasporë po ashtu, dhe që fiton sepse i ka të gjithë me vete. Partia që drejtohet nga Edi Rama, vizionari që e ka shndërruar Shqipërinë në një vend të gatshëm për të hyrë në Bashkimin Europian,” tha Klosi.

Ai e cilësoi sheshin “Skënderbej” si simbolin e transformimit të Shqipërisë Evropiane dhe kujtoi pritjen festive që i ishte bërë Ramës në Dibër, gjatë inaugurimit të rrugës së Arbrit.

“Ne jemi një parti e madhe që kemi kaluar shumë sfida, por sfida jonë më e madhe është mirëqenia e qytetarëve shqiptarë. Jam i sigurt se do të fitojmë përsëri. Qarku i Dibrës do të shndërrohet, si e gjithë Shqipëria, që do të votojë masivisht për PS-në.”

Në fund të fjalës së tij, Klosi ftoi qytetarët të votojnë PS-në dhe Edi Ramën për të siguruar përmbushjen e një premtimi kombëtar:

“Ka një lider që atë që premton, e bën. Na ka premtuar që do të jemi pjesë e BE-së brenda këtij mandati. Prandaj, të votojmë masivisht Ramën dhe PS-në.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...