9.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Blero Muharremi i bën thirrje publike ish-partneres për rikthim: “Je dashuria e jetës sime”

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka bërë një apel publik për rikthim me ish-partneren e tij misterioze, të cilën e quan “beba jem”. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Blero shpreh dëshirën e tij të fortë për të riformuar lidhjen me të dhe tregon se nuk është në gjendje të gjejë qetësi pas ndarjes.

“sPo më hahet buka prej kur ti ke ikur, më ka marrë marri të kem prapë timen,” shkruan Blero, duke shtuar se ajo është dashuria e jetës së tij. Ai pranon se të dy kanë kontribuar në përfundimin e marrëdhënies, por thekson se ish-e dashura e tij ka pasur një rol më të madh në ndarje.

Blero ka shprehur gjithashtu se ndjen mungesën e saj vazhdimisht dhe se ka dështuar të gjejë motivim pa praninë e saj. Ai i bën thirrje asaj që të rikthehen së bashku, edhe pse është i vetëdijshëm për përgjigjen që mund të marrë.

“Spo me hahet buka prej qe ti ke ik, nuk po kam gjume duke te par nat per nat ne endrra te mija, nuk po shof motiv pa ty Aq shume me ka marr malli te te kam prape timen Je dashuria e jetes sime.. askend skam desht si ty dhe krejt edin cka kam ba une per ty Te kerkoj edhe njeher publikisht RIKTHIM BEBA JEM edhe pse edi pergjigjen tende.. Te dyt jemi fajtor dhe ti e para! Mos harro..”, shkruan Blero.

Në një intervistë të mëparshme, Blero ka zbuluar se një udhëtim i paautorizuar i ish-partneres ka qenë shkaku kryesor i ndarjes së tyre. Sipas këngëtarit, ndryshimet në mendime dhe drejtime në jetë ishin gjithashtu faktorë të rëndësishëm.

Për sa i përket podcastit me ish-partneren e tij, Afrona Dika, Blero ka thënë se ky projekt ishte bërë për të krijuar një efekt xhelozie për ish-partneren tjetër. Në një bisedë me Elita Rudin, ai ka konfirmuar se podcasti ishte një strategji për të nxitur reagime dhe ndjenja te ish-partnerja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...