Dogana shqiptare ka bllokuar 5340 palë atlete të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e markave të njohura ndërkombëtare.
Aksioni u zhvillua nga Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit, në bashkëpunim me degët doganore në Kakavijë dhe në Portin e Durrësit.
Gjatë kontrollit, autoritetet konstatuan se atletet mbanin emrat e markave të njohura Christian Dior dhe New Balance, ndërsa dyshohet se ato mund të cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.
Mallrat janë bllokuar për verifikime të mëtejshme, ndërsa strukturat doganore kanë nisur procedurat për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për produkte të falsifikuara.






