17.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Bllokohet marrëveshja për deportimin e shqiptarëve që aplikojnë për azil në Angli

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe ish-sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Priti Patel nënshkruan në gusht të vitit të kaluar një marrëveshje për kthimin e atyre që mbërrijnë ilegalisht në Angli.

Marrëveshja parashikonte se Mbretëria e Bashkuar do të kthente me procedurë të përshpejtuar azilkërkuesit që shkelnin brenda territorit të saj.

Por autoritetet britanike kanë konfirmuar se skema nuk do të zbatohet për shqiptarët që aplikojnë për azil në Mbretërinë e Bashkuar. Shumica dërrmuese e shqiptarëve në kërkim të largimit për të qëndruar në shtetin anglez nuk do të preken nga marrëveshja mes dy qeverive.

“Marrëveshja parashikonte se kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët janë të rreme. Në fakt shifrat e fundit tregojnë se 53% e kërkesave shqiptare për azil pranohen nga Home Office duke treguar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar”, tha Clare Moseley, themeluesja e Care4Calais.

Zyra e marrjes së kërkesave për azil ka pohuar se emigrantët nga Shqipëria që udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe me gomone kishin bërë një sërë ndalesash para se të mbërrinin në destinacion.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT