8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Bojkoti nga Mazhoranca, Vokshi: ” Po bëjnë votim me shkrim dhe votim në protokoll”

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi, në një komunikim për mediat, deklaroi se për shkak të bojkotit nga ana e mazhorancës, nuk është miratuar asnjë kërkesë për informacion.

Ajo shtoi se ka adresuar dy kërkesa tek kryetarja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS dhe sekretariati i Etikës, për të anuluar mbledhjen e fundit të thirrur nga Plarent Ndreca, ku morën pjesë vetëm anëtarët e mazhorancës dhe miratuan në mënyrë ilegale një plan hetimor.

Vokshi theksoi se ata që kanë qenë pjesë e koncesioneve i kanë konsideruar ato si sukses dhe nuk kanë dëshirën për ti hetuar ato. Kështu, ata janë në bojkot sot. Për shkak të mungesës së kuorumit, nuk mundën të miratojnë asnjë kërkesë për informacion.

I kemi adresuar dy shkresa kryetares së Kuvendit dhe Çuçit, po ashtu edhe sekretariatit të Etikës ku i kemi kërkuar anulimin e mbledhjes së fundit të thirrur në mënyrë ilegale nga Ndreca ku morën pjesë vetëm deputetet e mazhorancës ku kanë miratuar në mënyrë ilegale edhe një plan hetimor, i cili nuk heton koncesionet, por pengon hetimin e tyre.

Është plan që bie ndesh me ngritjen e këtij komisioni dhe propozon instrumenta skandaloze si ai i intervistave të mbyllura që lënë hapësira për blerjen për t’i mbyllur gojën deputetëve të këtij komisioni.

Nikollës sot i kemi vënë në dispozicion dy dokumenta me firmat e deputetëve të mazhorancës. E paprecedentë ajo që ka ndodhur, kanë rrëmbyer drejtimin e komisionit, duke bërë votim me shkrim dhe votim në protokoll.

Komisioni Hetimor është në rrezik për shkak të një plani hetimor që ndalon hetimin e koncesioneve dhe propozon instrumenta skandaloze si intervistat e mbyllura, që mund të shfrytëzohen për blerjen e votave. Vokshi gjithashtu bëri të ditur se kanë vënë në dispozicion dy dokumenta me firmat e deputetëve të mazhorancës dhe kritikoi metodat e votimit me shkrim dhe në protokoll të përdorura nga anëtarët e mazhorancës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...