26.6 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të jenë çmimet e reja

Bordi i Transparences ka ndryshuar serish cmimet e karburanteve ne vend. Sipas vendimit më të fundit nafta është ulur me 4 lekë, nga 223 në 219 lekë/litri.

Benzina është rritur me 1 lek, nga 194 lek në 195 lekë/litri. Ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, 78 lekë/litri.

Njoftimi i Bordit:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 27 Shtator 2022, janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.

Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Situata që po kalojmë nuk është zakontë, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në aksin Lezhë–Milot/ Përplasja e kamionit me makinën i merr jetën shoferit kosovar,...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë–Milot, ku përplasja mes një kamioni dhe një automjeti...

“A jetojmë në Republikën e Shqipërisë apo në Republikën e Rojeve Private?”/ Pacolli shpërthen...

0
Biznesmeni dhe investitori Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër për situatën e krijuar në Aeroportin e Vlorës, duke denoncuar atë që e cilëson si bllokim...

“Nuk është puna ime të vërtetoj se nuk jam Kumbari”, Rama flet për ‘Financial...

0
Teksa në Shqipëri u shënuan 24 ditë nga nisja e protestave qytetare, të cilat fillimisht shpërthyen kundër projektit të resortit luksoz në Zvërnec dhe...

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...