Në mbledhjen e datës 3 prill 2026, Bordi i Transparencës vendosi çmimet e reja të shitjes për nënproduktet e naftës. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 nuk do të kalojë 224 lekë/litri, ndërsa çmimi me shumicë do të jetë maksimalisht 212 lekë/litër. Për benzinën e standardit SSH EN, çmimi maksimal me pakicë është 181 lekë/litri dhe me shumicë 169 lekë/litër.
Vendimi hyri në fuqi të njëjtën ditë, në orën 20:00, dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Ulja e çmimit u arrit pas reduktimit të akcizës me 20% dhe TVSH-së me 9.5 lek/litër.
Autoritetet paralajmërojnë se çdo shkelje nga operatorët e shitjes me shumicë apo pakicë do të ndëshkohet me pezullim aktiviteti. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe për të ruajtur konkurrencën e ndershme në treg.






