27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Braktisja e serave nga fermerët/ Deputeti Saimir Korreshi ironizon ministren e Bujqësisë: “Vitin tjetër do hani produkte të “Ballkanit të Hapur” 

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, edhe këtë seancë parlamentare nuk e ka kursyer ironinë me zyrtarë të qeverisë.

Nga foltorja e kuvendit, Saimir Korreshi, foli mbi braktisjen e serave nga fermerët, si pasojë e mungesës së ndihmës shtetërore për problematikat e tyre.

Ai u shpreh se paketa e re fiskale do të bëjë që shumë fermerë të mos mbjellin vitin e ardhshëm duke bërë që tregu të mbushet me produktet e vendeve fqinj, ashtu siç sipas tij po ndodh me produktet e bulmetit.

“Sot u premtua që do hamë me lugë floriri gjithandej, po nuk mendoj se është kështu, u tha që ne kemi mbjellë dhe kemi shtuar sipërfaqet. Opingat! Të gjithë fermerët ishin atje jashtë sot dhe unë për fat të mirë i njoh të gjithë ata fermerë. Ka nga ata të cilët realisht janë personat që mbjellin, që mbajnë peshën e asaj që na serviret ne në tavolinë. Ju e keni zakon, gjithmonë këtu s’ka pasur se ne bar do hamë, po kam frikë se s’do na mbijë as bari se fermerët nuk do merren as me këtë se po i lënë serat.

Sot serat janë bosh, fermerët janë në protestë. Ju jo vetëm socialista dhe specialista, sot treguat dhe mjeshtëri të lartë sportive. I morët, i amortizuat, i dhatë kafe i thatë se do hani me lugë floriri, po dale sa të kalojmë buxhetin se ashtu është një muhabet. Jo nuk mundet të kalojë ky buxhet, nuk mundet kjo lloj sjelljeje me fermerët lushnjarë. Ta dini se vitin tjetër do hani produkte të “Ballkanit të Hapur”  ose të “shqyer”, ç’a është ai. Siç po hani djathin dhe gjalpin nga produktet serbe, se blegtoria e ka mendjen te akademia, sa t’i stërvisim pak, se nuk dinë se si rritet lopa as dhia, po t’i stërvisim pak, ndërkohë që e marrim qumështin nga Serbia, edhe pak qumësht pluhur. Ne vazhdojmë t’i gënjejmë fermerët pasi ata nuk marrin asgjë as nga skemat e rimbursimit të AZHBR-së, me teknikat se kjo sera është 2.80 dhe duhet të ishte 3.20”, tha Koreshi.

Në replikë ndaj akuzave të deputetit të PD-së, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, u shpreh se qeveria ka parashikuar një fond prej 7.1 miliardë lekë për Bujqësinë që është dhe fondi më i madhi vendosur në dispozicion të fermerëve në Shqipëri.

“Është një buxhet prej 12.7 miliardë lekë nga të cilat, 7.1 miliardë lekë adresojnë problematikat që dëgjuam gjërë e gjatë sot në parlament. 7.1 miliardë lekë janë një fond që shkon në mbështetje të drejtpërdrejtë dhe në investime të planit të zhvillimit urban. 3.2 miliardë lekë janë në mbështetje të drejtpërdrejtë të fermerëve dhe ky është buxheti më i madhi vendosur ndonjëherë në shërbim të fermerëve. 26 miliardë lekë shkojnë në agro-përpunim dhe në përmirësimin e fermave dhe 700 milionë për peshkimin

Kryeministri i ka ftuar në takim javën që vjen dhe nëse ky parashikim buxhetor që ne kemi kryer nuk është në pëlqim të tyre, do të alokojmë fondet ashtu siç kërkon kjo përfaqësi reale, e papolitizuar fermerësh, në mënyrë që të adresojmë problematikat”, tha Krifca.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...