32.6 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Brataj: Pse po ulet numri i infektimeve / 54 të shtruar në tre ditë

Tre ditët e fundit kanë sjellë rritje të thirrjeve drejtuar 127. Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se afro 500 thirrje kundrejt ketij shërbimi janë vetëm për Covid.

“Me të dhënat e para deri tani nga data 1 Janar janë 2356 thirrje drejt 127. 489 thirrje vetëm për Covid”.

Deri më sot 54 qytetarë janë shtruar dy spitalet Covid për shkak të problemeve shëndetësore nga Covid.

“Për sa i përket misioneve Covid, 117 të kryera në këto dy ditët e para, nga të cilat 54 janë dërguar në spitalet Covid dhe 63 janë trajtuar në banesë”, tha Brataj për Klan Tv.

I pyetur për situatën e Covid, Brataj thotë se epidemia është nën kontroll dhe për këtë kanë ndikuar masat dhe imunizimi i popullatës.

“Për fat të mirë gjendja eshë nën kontroll dhe numrat janë në ulje. Vaksina është faza finale ajo që do i shërbejë imunizimit të popullatës, e cila ka filluar dhe mos harrojmë që kemi edhe një faze të mirë të njerëzve të imunizuar në mënyrë natyrale që nuk janë burim infeksioni, prandaj edhe shpërndarja e infeksionit ka të bëjë edhe me këtë faktor përveç masave të marra deri tani”.

Ekspertët parashikojnë një rritje të lehtë të rasteve me Covid në ditët në vijim. Sipas tyre, piku i pandemisë ka qenë në muajin Nëntor dhe gjysmën e parë të Dhjetorit. Në vend aktualisht janë afro 24 mijë raste aktive covid.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...